Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, Policia: Personi ende të paidentifikuar

Policia bën me dije se personi i pajetë është ende të paidentifikuar, por i përket i gjinisë mashkullore. 

28 Korrik 2025, 18:59 Nga M.B
Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit
Foto ilustruese

KUKËS- Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi i pajetë është ende të paidentifikuar, por i përket i gjinisë mashkullore. Gjithashtu në njoftim thuhet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi:

Kukës / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

kukes

Sondazh

Poll