Aktualitet

Situata e zjarreve në jug të vendit, ministri Vengu: Janë vendosur nën kontroll flakët që rrezikonin jetën e banorëve në Bashkitë Himarë dhe Delvinë

Vengu shton se në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi nga territori i Bashkisë Himarë drejt një lagjeje të fshatit. Ministri shkruan se u ndërmorën menjëherë masa evakuimi dhe në terren ndërhynë 75 forca operacionale si dhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve.

28 Korrik 2025, 18:11 Nga M.B
Situata e zjarreve në jug të vendit, ministri Vengu: Janë
Foto ilustruese

DELVINA- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se pas një nate intensive dhe sfiduese, falë angazhimit të forcave operacionale, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturave vendore dhe mbështetjes nga ajri, u bë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve që rrezikonin drejtpërdrejt jetën e banorëve në Bashkitë Himarë dhe Delvinë, veçanërisht në: Kalasë, Shën Vasil, Lukovë, Sasaj dhe Piqeras.

Vengu shton se në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi nga territori i Bashkisë Himarë drejt një lagjeje të fshatit. Ministri shkruan se u ndërmorën menjëherë masa evakuimi dhe në terren ndërhynë 75 forca operacionale si dhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve.

Ai thotë se në Sasaj dhe Piqeras, vatrat u intensifikuan gjatë natës, duke rrezikuar zonat e banuara. Vengu thekson se u krye evakuimi i përkohshëm i banorëve, ndërsa forcat operacionale neutralizuan me sukses flakët dhe parandaluan përhapjen e tyre. Ministri shkruan në postim se në Lukovë dhe Shën Vasil, ndërhyrja e forcave operacionale dhe mjeteve zjarrfikëse bëri të mundur frenimin e zjarrit që kishte prekur zonat kodrinore dhe pyjore përreth.

"Situata u vendos nën kontroll pas një angazhimi të pandërprerë. Në këto momente skuadrat e zjarrfikësve dhe Forca Ajrore, nën koordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet pranë vatrave në lartësitë e Lukovës dhe Skërficës për të parandaluar përhapjen e fronteve të mëtejshme", shkruan Vengu.

POSTIMI:

Pas një nate intensive dhe sfiduese, falë angazhimit gjithështetëror – të forcave operacionale, Forcat e Armatosura të Shqipërisë , strukturave vendore dhe mbështetjes nga ajri – u bë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve që rrezikonin drejtpërdrejt jetën e banorëve në Bashkitë #Himarë dhe #Delvinë, veçanërisht në: Kalasë, Shën Vasil, Lukovë, Sasaj dhe Piqeras.

Në Kalasë, zjarri, i nxitur nga era e fortë, kaloi nga territori i Bashkisë Himarë drejt një lagjeje të fshatit. U ndërmorën menjëherë masa evakuimi dhe në terren ndërhynë 75 forca operacionale si dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Falë reagimit të shpejtë dhe bashkërendimit të strukturave, banesat u mbrojtën dhe u shmang çdo rrezik për jetën e banorëve.

Në Sasaj dhe Piqeras, vatrat u intensifikuan gjatë natës, duke rrezikuar zonat e banuara. U krye evakuimi i përkohshëm i banorëve, ndërsa forcat operacionale neutralizuan me sukses flakët dhe parandaluan përhapjen e tyre.

Në Lukovë dhe Shën Vasil, ndërhyrja e forcave operacionale dhe mjeteve zjarrfikëse bëri të mundur frenimin e zjarrit që kishte prekur zonat kodrinore dhe pyjore përreth. Situata u vendos nën kontroll pas një angazhimi të pandërprerë.

Në këto momente skuadrat e zjarrfikësve dhe Forca Ajrore, nën koordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet pranë vatrave në lartësitë e Lukovës dhe Skërficës për të parandaluar përhapjen e fronteve të mëtejshme.

Mirënjohje të thellë për çdo efektiv të përfshirë në këto operacione:

Efektivët e Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësit vendorë
Pilotët e helikopterëve të Forca Ajrore dhe ekipet ajrore të ardhura nga Italia
Prefektin e Qarkut Vlorë, kryetarët e bashkive Delvinë, Himarë dhe Konispol për drejtimin e skuadrave në terren nën koordinimin e Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku.

Banorët e zonës për bashkëpunimin dhe qetësinë gjatë operacioneve të evakuimit
Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional në këto ditë jo të lehta, në betejë me zjarret!

pirro vengu

Sondazh

Poll