Aktualitet

Gara për drejtorin e BKH-së/ Përfundon sot edhe faza e intervistës, 7 kandidatë do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë

Për çdo kandidat intervistimi ka zjgatur 45 minuta dhe u monitorua nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

28 Korrik 2025, 17:46 Nga N.F
Gara për drejtorin e BKH-së/ Përfundon sot edhe faza e
Foto ilustruese

TIRANË- Faza e Intervistës në Procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar ditën e sotme. Pas zhvillimit të testit të poligrafit të cilat u mbajtën më datat 24 dhe 25 korrik, sot u përfundoi edhe faza e intervistës.

Mësohet se procesi i intervistimit ka nisur në orën 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Për çdo kandidat intervistimi ka zjgatur 45 minuta dhe u monitorua nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Intervistimi u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e Drejtorit të BKH-së. Me mbylljen edhe të kësaj faze Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë.

 

bkh spak

Sondazh

Poll