Aktualitet

Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin "Kalasë" në Delvinë, flakët përhapen deri pranë banesave

Banorët kanë ndërhyrë duke tentuar të fikin flakët.

28 Korrik 2025, 17:32 Nga N.F
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin "Kalasë" në
Foto

DELVINË- Vatra të shumta zjarri kanë alarmuar autoritetet në vend ndërsa disa vatra të cilat ishin neutralizuar dhe gati në fikje janë riaktivizuar. Një rast i tillë është ai i zjarrit pranë fshatit Kalasë në Delvinë. Mësohet se zjarri është riaktivizuar dhe terreni i thyer dhe temperaturat po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Zjarri pak nga pak merr "pushtetin" në zonë dhe po rrezikon banesat aty pranë. Banorët kanë ndërhyrë duke tentuar të fikin flakët. Pak ditë më parë Ministria e Mbrojtjes dha urdhër që të evakuohen banorët e fshatrave ku ishin aktive zjarret ndërsa tani ata janë kthyer sërish në shtëpitë e tyre. Edhe pse në rrezik për jetën ata qëndrojnë për të mbrojtur banesat e tyre.

zjarr ne delvine

Sondazh

Poll