Aktualitet

U zhduk në det pasi u fut për t’u larë/ Gjendet i pajetë portugezi në Sarandë, trupi i 57-vjeçarit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Policia e Sarandës bën me dije se trupi i portugezit është gjetur në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”.

28 Korrik 2025, 16:11 Nga N.F
U zhduk në det pasi u fut për t’u larë/ Gjendet i
Foto

SARANDË- Trupi i pajetë i 57-vjeçarit portugez i cili u zhduk pasi u fut të lahej në det është gjetur. Policia e Sarandës bën me dije se trupi i portugezit është gjetur në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”.

Më tej bëhet me dije se trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë. Pas autopsise do të zbulohetn shkaqet që çuan në vdekjen e turistit. Policia paraprakisht dyshon se shkak ka qenë mbytja.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit. Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

policia e sarandes trupi i pajete i portugezit

Sondazh

Poll