Aktualitet

Vëllai i oficerit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Videoja nuk është e plotë! Ardiani u godit duke pirë kafe nga pronari dhe nga 15 persona

Sipas tij, personi që ka goditur nuk është vëllai i tij. Gjatë fjalës së tij, Flamur Isufi në fakt ndalet vetëm tek dhuna që u ushtria ndaj vëllait të tij

28 Korrik 2025, 15:51 Nga M.B
Vëllai i oficerit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Videoja nuk
Vëllai

TIRANA- Flamur Isufi, vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi që një ditë më parë në restorantin e një hoteli në Vlorë dhunoi bashkë me mikun e tij, një kamerier që i kishte dërguar në tavolinën e tyre një shishe ujë më tepër, nuk ka shprehur anjë ndjesë publike.

Ai tha për Top Channel se videoj nuk është e plotë dhe si vëllai e ka larguar kamerierin, dhe ai ka vazhduar debatin me personin tjetër. Sipas tij, personi që ka goditur nuk është vëllai i tij. Gjatë fjalës së tij, Flamur Isufi në fakt ndalet vetëm tek dhuna që u ushtria ndaj vëllait të tij.

“Video nuk është e plotë, vëllai ka larguar kamerierin, ai ka vazhduar debatin me personin tjetër personi që ka goditur nuk është vëllai im. Vëllai im është me shpatull të thyer, fraktura në fytyrë dhe në trup. Është goditur në lokal duke pirë kafe nga pronari dhe nga 15 persona dhe video është hequr, vëllai të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, ata të mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre. Ka ardhur babai i fëmijës, janë sqaruar dhe janë ndarë si miq, nuk kishte konflikt këtu. Këto janë inate personale se vëllai ka qenë shef qarkullimi në Vlorë. Nëse ka faj të mbajë përgjegjësi për pjesën që i takon”, thotë vëllai i oficerit.

Si ndodhi ngjarja?

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

 

dhuna ndaj kamarierit ne vlore

Sondazh

Poll