Aktualitet

"Pretendimi i vajzës është se ka kryer marrëdhënie me Doganin një vit përpara!" Vrasja e Anesti Ramës në Fier/ Avokati: Nënë e bijë thanë s’dimë kush e vrau

Avokati ka deklaruar se ato kanë qenë shumë kontradiktore në deklaratat e tyre, duke shtuar se kishte kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik gjatë seancës së sotme.

28 Korrik 2025, 15:22 Nga M.B
"Pretendimi i vajzës është se ka kryer marrëdhënie
Të akuzuarit

FIER- Një nga përfaqësuesit ligjorë në sancën e sotme në gjykatën e Fierit ka thënë se Emalinda Rama dhe nëna e saj, Valbona Rama, të akuzuara për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, kanë deklaruar se nuk dinë asgjë kush e ka vrarë dhe se thjesht e kanë gjetur të vdekur.

Avokati ka deklaruar se ato kanë qenë shumë kontradiktore në deklaratat e tyre, duke shtuar se kishte kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik gjatë seancës së sotme. Sa i përket dyshimeve se 26-vjeçarja ka qenë në një lidhje me të akuzuarin tjetër Çlirim Dogani, ai u shpreh se Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Sipas tij, ajo ka pasur disa fejesa, pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit.

“Sot e mohuan plotësisht faktin e përfshirjes së vrasjen e shtetasit Anesti Rama. Thëniet e tyre gjatë procesit të hetimit ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor përpara Gjykatës. Sot e mohuan plotësisht faktin e përfshirjes së vrasjen e shtetasit Anesti Rama dhe thanë “nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne thjesht e kemi gjetur të vdekur. Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Ajo ka pasur disa fejesa. Pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit. Dogani tha se nuk kam pasur lloj informacioni, i kam njohur thjesht si qytetare në autobus kur bëja linjën Arapaj-Fier. Kërkova shtrimin e tyre në spital psikiatrik duke parë çekuilibrin e tyre gjatë këtyre 5 ditëve, duke ndryshuar disa herë version", deklaroi avokati.

Emanilda Rama u arrestua më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.

Valbona Rama nëna e vajzës, u arrestua pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. Ndërkohë, Çlirim Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur 56-vjeçarin.

Grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin. Sipas raportimeve vajza ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera. Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.

vrasja e anesti ramës

Sondazh

Poll