Aktualitet

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec/ "Nuk e kam bërë unë", arrestohet autori i dyshuar, dyshohet se kishte lidhje intime me viktimën (EMRI)

Fillimisht u raportua se Teço kishte humbur jetën nga asfiksia, ndërsa më vonë në trupin e saj u konstatuan shenja dhune. 

28 Korrik 2025, 13:40 Nga r.ll
Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec/ "Nuk e kam bërë
arrestimi

POGRADEC- Autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço në Pogradec është arrestuar pak më herët nga policia. Gjatë arrestimit, Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte dhe lidhje intime me viktimën e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes. Teksa u pyet nga gazetarët “pse e bëre vrasjen” ai u përgjigj “çne unë mo?”.

Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e një të dyshuari, i cili u pa pranë pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende.

52-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj të djegur nga zjarri. Fillimisht u raportua se Teço kishte humbur jetën nga asfiksia, ndërsa më vonë në trupin e saj u konstatuan shenja dhune. 

Viktima nuk kishte fëmijë dhe as nuk ishte e martuar, ndërsa jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Bëhet me dije se ishte motra e saj që e ndihmonte financiarisht.

 

 

ilirjan selmani kozeta teço

Sondazh

Poll