Aktualitet

Vrasja e Anesti Ramës/ Nënë e bijë mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, me pranga në duar zbresin nga mjeti i policisë

Ata janë shoqëruar nga policia teksa shihen duke u ulur nga mjeti të prangosura.

28 Korrik 2025, 12:40 Nga N.F
Vrasja e Anesti Ramës/ Nënë e bijë mbërrijnë
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- 26-vjeçarja, Emanilda Rama dhe nëna e saj, Valbona Rama kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Fierit. Nënë e bijë si dhe bashkëpunëtori i tyre do të njihen sot me masën e sigurisë në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama. Ata janë shoqëruar nga policia teksa shihen duke u ulur nga mjeti të prangosura. Nënë e bijë më pas futen në ambientetet e gjykatës ndësa duken të qeta dhe aspak të shqetësuara nga prania e mediave. 

Emanilda Rama u arrestua më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo.  Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.

Valbona Rama nëna e vajzës, u arrestua pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. Ndërkohë, Çlirim Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur 56-vjeçarin.Grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin. Sipas raportimeve vajza ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera. Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.

vrasja e anesti rames

Sondazh

Poll