Aktualitet

U gjet e pajetë brenda banesës së djegur në Pogradec, dyshime se 52-vjeçarja është vrarë, iu gjetën shenja dhune

Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.

28 Korrik 2025, 11:27 Nga N.F
U gjet e pajetë brenda banesës së djegur në Pogradec,
Foto

POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Banesa u gjet e djegur ndërsa dyshimet e para ishin se shkak i vdekjes ishte asfiksia.

Ndërkohë tani është hapur një pistë e re hetimesh pasi ka dyshime se pas vdekjes së saj fshihet ndonjë rast kriminal. Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.

Raportohet se ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune duke rritu akoma më shumë dyshimet. Pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të dy objekteve pranë pallatit  ndërsa janë shoqëruar disa persona. Ata po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

 

kozeta teço

Sondazh

Poll