Aktualitet

Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e policisë, arrestohet 23-vjeçari, mbante armë zjarri me vete

Është proceduar penalisht edhe një kushëri i të arrestuarit i cili po e shoqëronte në momentin e arrestimit.

28 Korrik 2025, 10:42 Nga N.F
Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e policisë,
Arrestimi

TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai lëvizte me armë zjarri me vete. Sipas policisë i riu lëvizte me taksi me qëllim për të shmangur kontrollet e policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht një kushëri i të arrestuarit i cili po e shoqëronte në momentin e arrestimit. I riu u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit".

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”. Lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, pasi kishte me vete armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari, banues në Lezhë. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion. Procedohet penalisht kushëriri i 23-vjeçarit, i cili e shoqëronte në mjet.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet per arme pa leje

Sondazh

Poll