Aktualitet

Të akuzuar për vrasjen e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit iu komunikon sot masën e sigurisë vajzës e bashkëshortes së 56-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tyre

Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo.

28 Korrik 2025, 10:19 Nga r.ll
Të akuzuar për vrasjen e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit iu
emanilda rama dhe clirim dogani

FIER- Seanca e parë gjyqësore për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama, do të mbahet ditën e sotme në Gjykatën e Fierit. Tre të akuzuarve, vajzës së viktimës Emanilda Rama, të dashurit të saj Çlirim Doganit dhe bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama pritet t’u komunikohet masa e sigurisë.

26-vjeçarja, Emanilda Rama u arrestua më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo.  Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.

Valbona Rama nëna e vajzës, u arrestua pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. Ndërkohë, Çlirim Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur 56-vjeçarin.Grupi hetimor ka dyshime se vajza ka qenë në një lidhje me Doganin. Sipas raportimeve vajza ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera. Ngjarja dyshohet se mund te ketë ndodhur pasi babai i 26-vjeçares nuk ka pranuar lidhjen me 55-vjeçarin i cili ishtë një vit më i vogël se viktima.

vrasja e anesti rames vrasje ne fier

Sondazh

Poll