Aktualitet

Ankimoi masën e pezullimit nga detyra, Jonaid Myzyri paraqitet në Apelin e Gjykatës së Posaçme

Më datë 24 qershor 2025 kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

28 Korrik 2025, 10:07 Nga r.ll
Ankimoi masën e pezullimit nga detyra, Jonaid Myzyri paraqitet në
jonaid myzyri

TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme pasi ka ankimuar masën e pezullimit nga detyra.

Më datë 24 qershor 2025 kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

jonaid myzyri apeli i gjkko

Sondazh

Poll