Aktualitet

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, prefekti i Korçës: Ndërhyrja ka nisur në orët e para të mëngjesit, terreni i vështirë dhe i thepisur

Jole bën me dije se forcat zjarrfikëse të Pustecit, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura dhe ushtria kanë nisur ndërhyrjen që në orën 5:00 të mëngjesit për neutralizimin e flakëve.

28 Korrik 2025, 08:47 Nga r.ll
Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, prefekti i
foto nga aksioni

KORÇË- Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës vijon të jetë aktiv, ndërsa prefekti i Korçës, Nertil Jole ka dhënë detaje lidhur me situatën. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jole bën me dije se forcat zjarrfikëse të Pustecit, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura dhe ushtria kanë nisur ndërhyrjen që në orën 5:00 të mëngjesit për neutralizimin e flakëve.

Ai është shprehur se terreni i sipërfaqes që është përfshirë nga zjarri është i thepisur dhe kjo ka krijuar vështirësi për ndërhyrje për shuarjen e flakëve.

POSTIMI I PLOTË: 

Rreth forca nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Pustec, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura, ushtrisë, kanë filluar ndërhyrjen edhe sot që në orën 5:00 për neutralizimin e sipërfaqes së prekur nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës.

Terreni i sipërfaqes ku ka prezencë të disa vatrave të zjarrit është i thepisur dhe krijon vështirësi, por forcat janë të angazhuara në më të mirën e mundësive të tyre për të evituar rrezikun e shtrirjes së zjarrit në pjesë të paprekura të kurorës së gjelbër dhe idealisht fikur çdo vatër brenda ditës së sotme.

zjarri ne parkun kombetar te prespes

Sondazh

Poll