Aktualitet

Jugu i vendit ende në flakë, vatrat e zjarreve vijojnë aktive në fshatin Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil! Pritet ndërhyrja me helikopter

Bëhet me dije se forca të shumta të zjarrfikësve, policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe djegien e banesave.

28 Korrik 2025, 08:25 Nga r.ll
Jugu i vendit ende në flakë, vatrat e zjarreve vijojnë aktive
pamje nga zjarret

HIMARË- Vatrat e zjarrit në jug të vendit vijojnë të jenë aktive. Konkretisht zjarret vijojnë mbi fshatin Sasaj, në Lukovë dhe në Shën Vasil. Situata është përkeqësuar gjatë natës për shkak të erës që ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. 

Bëhet me dije se forca të shumta të zjarrfikësve, policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe djegien e banesave.

Një natë më parë, 50 banorë të fshatit Sasaj u evakuuan nga banesat e tyre që rrezikohenin nga zjarri. Ndërkohë ditën e sotme pritet të ketë edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

zjarret ne jug te vendit

Sondazh

Poll