Aktualitet

Reshje shiu në zonat veriore dhe qendrore, ja si pritet të jetë moti sot

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të arrijë deri në 9 m/s.

28 Korrik 2025, 07:17 Nga r.ll
Reshje shiu në zonat veriore dhe qendrore, ja si pritet të jetë
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas shërbimeve meteorologjike, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje lokale shiu me intensitet të ulët do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore, priten edhe shtrëngata afatshkurtra dhe të izoluara, kryesisht në orët e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të arrijë deri në 9 m/s.

Sa i takon detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka tregon për kushte relativisht të qeta për lundrim.

moti

Sondazh

Poll