Aktualitet

Situata me zjarret në Delvinë, Vengu: Vatra ndodhet larg zonava të banuara, efektivët do vazhdojnë angazhimin gjatë gjithë natës

Vengu shkruan se pas disa orëve ndërhyrje nga ajri, Forcat e Armatosura dhe MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren, si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët.

27 Korrik 2025, 21:58 Nga M.B
Situata me zjarret në Delvinë, Vengu: Vatra ndodhet larg zonava
Foto nga vendi i ngjarjes

DELVINA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se në Kalasë të Delvinës situata është nën kontroll dhe se operacionet do vijojnë gjatë gjithë natës.

Vengu shkruan se pas disa orëve ndërhyrje nga ajri, Forcat e Armatosura dhe MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren, si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët.

Sipas tij, fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonave të banuara. Ministri shton se efektivët do të vijojnë angazhimin e tyre gjatë gjithë natës, nën monitorimin dhe orientimin e dronëve.


POSTIMI:

Kalasë • Pas disa orëve ndërhyrje nga ajri , #FA dhe #MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët.

Fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonava të banuara, teksa efektivët tanë do vazhdojnë angazhimin e tyre gjatë gjithë natës, nën monitorimin dhe orientimin e dronëve.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll