Aktualitet

U raportua i zhdukur prej orësh, nxirret i pajetë nga Liqeni i Shkodrës trupi i 26-vjeçarit

Policia njofton se 26-vjeçari me inicialet I.L., u gjet rreth orës 18:40 i pajetë dhe pa shenja dhune.

27 Korrik 2025, 21:23 Nga M.B
U raportua i zhdukur prej orësh, nxirret i pajetë nga Liqeni i
Foto ilustruese

SHKODRA- Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë në Liqenin e Shkodrës pasditen e sotme. Policia njofton se 26-vjeçari me inicialet I.L., u gjet rreth orës 18:40 i pajetë dhe pa shenja dhune. Gjithashtu në njoftim thuhet se se ka syshime se i riu vuante nga depresioni. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga Salla e DRKM Shkodër se në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

shkodra

Sondazh

Poll