Aktualitet

Zjarret në vend, vatra problematike edhe në Gjirokastër, ndërhyhet për shuarjen e tyre

Bëhet me dije se falë punës në terren, të gjitha vatrat e arritshme janë izoluar, ndërsa në disa zona vijon aktivizimi i flakëve, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes.

27 Korrik 2025, 20:46 Nga M.B
Zjarret në vend, vatra problematike edhe në Gjirokastër,
Foto ilustruese

GJIROKASTRA- Vijon beteja me flakët edhe në zonat p⌂rreth Gjirokastrës teksa një vatër e rrezikshme është shfaqur në pyllin e mbrojtur në fshatin Zhulat, ku zjarrfikësit, në bashkëpunim me forcat mbështetëse, kanë ndërhyrë intensivisht për izolimin e flakëve. Bëhet me dije se falë punës në terren, të gjitha vatrat e arritshme janë izoluar, ndërsa në disa zona vijon aktivizimi i flakëve, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes.

Një tjetër vatër problematike është regjistruar në malin e fshatit Fushë-Bardhë, ku prej orës 04:00 të mëngjesit deri në orën 17:10 është zhvilluar një ndërhyrje e koordinuar. Mësohet se vatrat u izoluan plotësisht, duke parandaluar përhapjen e flakëve në zona të banuara ose me rrezik të lartë.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll