Aktualitet

"Donin të më qëllonin edhe mua!" Flet kamarieri që i mori porosinë oficerit: Më shau, djali i tha ta heq unë ujin e vogël s’është nevoja të na ofendosh

17-vjeçari ka treguar se Isufi dhe Bimo gjithashtu para dhunë i kanë ofenduar dy të rinjt.

27 Korrik 2025, 20:01 Nga M.B
"Donin të më qëllonin edhe mua!" Flet kamarieri që
Kamarieri

VLORA- Kamarieri, 17-vjeçar, që mori porosinë e oficerit Ardian Isufi dhe Leart Bimos ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë ku kolegu i tij u dhunua. Ai u shpreh se nuk e kishte ngatërruar porosinë, siç ata pretendonin dhe donin ta qëllonin dhe atë. 17-vjeçari ka treguar se Isufi dhe Bimo gjithashtu para dhunë i kanë ofenduar dy të rinjt.

"Arsyeja pse ndodhi ky konflikt ishte sepse unë shkova të merrja porosinë edhe më thanë do më sjellësh një ujë të vogël, një ujë të madh edhe një kafe. Ngaqë kishim shumë ngarkesë nga restoranti erdhi djali tjetër, edhe i tha ky nuk të thash për ujin e vogël, por vetëm për ujin e madh, nuk kam faj unë që është ai…edhe më shau mua pastaj, djali i tha ta heq unë ujin e vogël, s’është nevoja të na ofendosh, ata shkuan e qëlluan me dacka, donin të më qëllonin edhe mua", tha kamarieri tjetër.

Si ndodhi ngjarja?

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

dhunimii kamarierit ne vlore

Sondazh

Poll