Aktualitet

Bllokoi rrugën duke parkuar automjetin në mënyrë të parregullt, Policia gjobit dhe nis hetimin ndaj 31- vjeçarit

Bëhet me dije se i ri është gjobitur me 20 000 lekë, ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit'.

27 Korrik 2025, 19:05 Nga M.B

 

Bllokoi rrugën duke parkuar automjetin në mënyrë të
Automjeti

 

SARANDA- Policia në Sarandë, ka gjobitur një 31-vjeçar, pasi parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Bëhet me dije se i ri është gjobitur me 20 000 lekë, ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit'.

Njoftimi:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve, konstatuan më datë 26.07.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Vangjel Pandi”, një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke bllokuar rrugëkalimin për automjete të tjera dhe për këmbësorët. Menjëherë pas identifikimit të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. D., 31 vjeç, banues në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj tij, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal'.

saranda

Sondazh

Poll