27 Korrik 2025, 17:56
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës dhe me prezencën e drejtuesve të institucioneve kryesore të drejtësisë në vend. Në një nga nenet e kodit të ri parashikohen masa të reja ndëshkuese ndaj kujtdo që përpiqet të ndikojë vendimmarrjen e gjykatës përmes komenteve publike.
Sipas nenit 536, bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.
Gjithashtu në nenin 516 të draftit parashikohet dënimi për ata që zbulojnë të dhëna sekrete. Konkretish tnë pikën 1 të këtij neni thuhet se “zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”. Nga ana tjetër pika 3 i referohet publikimit të të dhënave konfidenciale.
Neni 516, zbulimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë
Zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Zbulimi që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre dënohet sipas dispozitës penale të posaçme bazuar në llojin e pasojës së ardhur dhe, konkurron me paragrafin një të këtij neni.
Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
Neni 536, ndikimi në pavarësinë e gjykatës
Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
kodi i ri penal
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KONISPOL- Vijojnë problemet nga zjarret në disa zona të vendit teksa raportohet se dy vatra aktive janë edhe ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:40
M.B
Foto ilustruese
KAVAJA- Një turiste 42-vjeçare nga Çekia është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavaj&...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:32
M.B
Foto ilustruese
DELVINA- Vijon situata serioze në Delvinë nga zjarret teksa mësohet se pasditen e sotme, flakët kanë ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:12
M.B
18-vjeçari i dhunuar
VLORA- Mësuesja e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga oficeri i policië në Vlorë ka reagu...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:02
M.B
Pjesë nga videoja
DIBRA- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, ndodhej sot në zon...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:38
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Gazetari Enerik Mehmeti është proceduar gjithashtu në lidhje me ngjarjen në Vlorë ku oficeri...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:30
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Pas përshkallëzimit të konfliktit me dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar në V...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA-58-vjeçari Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:10
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili ndodhej me pushime në Sarandë është gjetur pa she...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 15:43
M.B
Pirro Vengu, Mirela Kumbaro dhe Ermal Dredha
VLORA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në përfundim të mbledhjes së Komitetit t&eu...