Aktualitet

Vijon aktiviteti i vatrave të zjarrit në fshatin fshatin Markat të Konispolit, terreni vështirëson punën për shuarjen

Sipas informacioneve, vatrat ndodhen konkretisht në vendet e quajtura Pllakoti dhe Kokotraf.

27 Korrik 2025, 17:44 Nga M.B
Vijon aktiviteti i vatrave të zjarrit në fshatin fshatin Markat
Foto nga vendi i ngjarjes

KONISPOL- Vijojnë problemet nga zjarret në disa zona të vendit teksa raportohet se dy vatra aktive janë edhe pranë fshatit Markat, bashkia Konispol. Sipas informacioneve, vatrat ndodhen konkretisht në vendet e quajtura Pllakoti dhe Kokotraf.

Momentalisht mësohet se zjarri po djeg sipërfaqe me pemë frutore dhe ullinj, ndërsa forcat zjarrfikëse të Konispolit dhe banorët janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit për mjete të rënda, shuarja po kryhet me mjete manuale.

konispol

Sondazh

Poll