Aktualitet

Po lahej në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

Bëhet me dije se turistja është mbytur aksidentalisht rreth orës 16:00, ndërsa po vijohet me punën e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

27 Korrik 2025, 17:40 Nga M.B
Po lahej në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit
Foto ilustruese

KAVAJA- Një turiste 42-vjeçare nga Çekia është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavajë. Bëhet me dije se turistja është mbytur aksidentalisht rreth orës 16:00, ndërsa po vijohet me punën e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

kavaja

Sondazh

Poll