27 Korrik 2025, 17:12
Nga M.B
18-vjeçari i dhunuar
VLORA- Mësuesja e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga oficeri i policië në Vlorë ka reaguar pas ngjarjes tronditëse. Mësuesja Vali Veshaj ka thënë se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer dhe se punonte për të siguruar shpenzimet e maturës. Arsimtarja ka bërë një apel të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, ndaj institucioneve shtetërore, duke theksuar se dhuna ndaj një të riu që përpiqet ndershmërisht të ndërtojë të ardhmen është e papranueshme.
“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa se kjo është rinia e cila nuk e gjen veten askund,” ka thënë mësuesja.

Si ndodhi ngjarja?
Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.
Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.
Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
dhuna ndaj kamarierit ne vlore
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:02
M.B
Pjesë nga videoja
DIBRA- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, ndodhej sot në zon...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:38
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Gazetari Enerik Mehmeti është proceduar gjithashtu në lidhje me ngjarjen në Vlorë ku oficeri...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:30
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Pas përshkallëzimit të konfliktit me dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar në V...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA-58-vjeçari Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:10
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili ndodhej me pushime në Sarandë është gjetur pa she...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 15:43
M.B
Pirro Vengu, Mirela Kumbaro dhe Ermal Dredha
VLORA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në përfundim të mbledhjes së Komitetit t&eu...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 14:36
r.ll
pamje nga ngjarja
SARANDË- Policia vijon kërkimet për 21-vjeçarin e shpallur në kërkim pasi kanosi me thikë famil...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 14:00
r.ll
gjykata e posacme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 5 prej të akuzuarve nga SPAK për trafik nark...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 13:46
r.ll
pamje nga borshi
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo procedu...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 13:11
r.ll
bashkia e tiranes
TIRANË- Bashkia e Tiranës vijon me aksionin për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. S&eum...