Aktualitet

Zjarret në vend/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve: Jemi në zbatimin dhe koordinim me Emergjencat Civile, po punojnë në gjithë qarqet

Me anë të një videoje të postuar nga Ministria e Mbrojtjes, Kingji konfirmoi se 35 trupa të FA janë angazhuar vetëm në këtë zonë.

27 Korrik 2025, 17:02 Nga M.B
Zjarret në vend/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të
Pjesë nga videoja

DIBRA- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, ndodhej sot në zonën e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë në Bulqizë, në krye të operacionit për shuarjen e dy vatrave aktive të zjarrit. Me anë të një videoje të postuar nga Ministria e Mbrojtjes, Kingji konfirmoi se 35 trupa të FA janë angazhuar vetëm në këtë zonë. Gjithashtu ai tha se në koordinim me Emergjencat Civile dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile janë marrë të gjitha masat edhe për evakuim.

"Që në orët e para të mëngjesit jemi në zonën e Bulqizës, sepse jemi në rajonin e Qafës së Buallit ku jemi të angazhuar 35 forca pasi kemi dy vatra zjarri, njëra është këtu në Bulqizë dhe tjetra është në qafën e buallit. FA në zbatimin dhe koordinim të plotë me emergjencat civile po punojnë në gjithë qarqet e vendit.

Në qarkun Dibër, jemi në Qafën e Buallit dhe Bulqizës, në Lezhë jemi në Rrëshen, në Vlorë jemi në Himarë, Piqeras dhe në Kaninë. Në Berat kemi në Galinë, në Gjirokastër në Fushë- Bardhë dhe në qarkun e Korçës jemi në Pustec. Nëse do të kërkohet evakuim janë marr masat e plota. Jemi në kordinim edhe me agjencinë e mbrojtjes civile, FA janë të angazhuar në përballimin me sukses të kësaj situate", tha Kingji.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll