Aktualitet

Dhunoi kamarierin 18-vjeçar në Vlorë, ndërhyrja e pronarit "bën për spital" oficerin e Policisë

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

27 Korrik 2025, 16:30 Nga M.B
Dhunoi kamarierin 18-vjeçar në Vlorë, ndërhyrja e pronarit
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Pas përshkallëzimit të konfliktit me dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, raportohet se në ngjarje janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronari i hotelit në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Pas kësaj ndërhyrjeje, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë sepse dukshëm edhe ai "e ka pësuar".

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

dhuna ndaj kamarierit vlora

Sondazh

Poll