Aktualitet

Lëndohet gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar në Tiranë, arrestohet inxhinieri

Gjithashtu për rastin është proceduar në gjendje të lirë edhe një 21-vjeçare me detyrë inxhiniere ndërtimi.

27 Korrik 2025, 16:24 Nga M.B
Lëndohet gjatë punës në kantier ndërtimi një
Foto ilustruese

TIRANA-58-vjeçari Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Mësohet se lidhur me ngjarjen Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit të ndërtimit, Agim Spahiu 56 vjeç. Gjithashtu për rastin është proceduar në gjendje të lirë edhe një 21-vjeçare me detyrë inxhiniere ndërtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Agim Spahiu, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhiniere ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

tirana

Sondazh

Poll