Aktualitet

Zjarret në vend/ Vengu: Po përpiqemi që të rikthejmë normalitetin, vijojmë që të jemi vigjilentë dhe të kemi trupa të angazhuar në terren

Ministri tha se janë shuar vatrat e zjarrit në aksin Borsh-Piqeras-Lukovë dhe zjarri në Kaninë, ndërsa theksoi se forcat zjarrfikëse janë në terren për të monitoruar situatën nga afër. 

27 Korrik 2025, 15:43 Nga M.B
Zjarret në vend/ Vengu: Po përpiqemi që të rikthejmë
Pirro Vengu, Mirela Kumbaro dhe Ermal Dredha

VLORA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Vlorë, tha se angazhimi i institucioneve është i plotë dhe po punohet intensivisht për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura nga zjarret. Ministri tha se janë shuar vatrat e zjarrit në aksin Borsh-Piqeras-Lukovë dhe zjarri në Kaninë, ndërsa theksoi se forcat zjarrfikëse janë në terren për të monitoruar situatën nga afër. Ai ka shtuar se forcat në tokë mbeten të angazhuar që vatrat të mos rindizen.

"Sapo kemi përmbyllur një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Civile në prezencë edhe të ministres së Turizmit Mirela Kumbaro në zonat e prekura orët e fundit nga zjarret në Vlorë. Jemi në një situatë ku po përpiqemi që të rikthejmë normalitetin në mbarë zonën dhe kemi një situatë shumë më pozitive qoftë në aksin Borsh- Piqeras- Lukovë dhe në lartësinë e Kaninës ku vatrat janë shuar plotësisht. Vijojmë që të jemi vigjilentë dhe të kemi trupa të angazhuar në terren, dy helikopter dhe një Canadair italian. Kemi një situatë ku forcat në tokë mbeten të angazhuar që vatrat të mos rindizen", tha Vengu.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll