E mashtroi 20-vjeçaren ruse se do ta punësonte si kamariere dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
foto ilustruese DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se futi në mënyrë il...
Gjatë kontrollit të ushtruar pas ndalimit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.
LEZHË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi lëvizte me motomjet pa targa, i armatosur me armë zjarri automatike gati për qitje. Në pranga është vënë shtetasi Arben Leka, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar pas ndalimit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.
Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari që qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe motomjeti me të cilin qarkullonte i arrestuari.
Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së një informacioni në rrugë operative, se një shtetas i armatosur po lëvizte me motomjet në fshatin Dajç, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm, organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për neutralizimin e situatës.
Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.
foto ilustruese DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se futi në mënyrë il...
foto nga incidenti TIRANË- Oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, i cili ka qenë dhe ish-shef qarkullimi në Vlo...
VLORË- I riu që punonte si kamarier në një hotel në Vlorë dhe që u dhunua nga dy persona ka folur për mediat lidhur me...
pamje nga incidenti VLORË- Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionë lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërthyer...
spak TIRANË- Personi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme për g...
zjarri BORSH- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stab...
foto nga zjarri BULQIZË- Vatra e zjarrit në zonën e Qafës Buajjit në Bulqizë vijon të jetë aktive. Ministri i Mbroj...
pamjet e postuara nga ish-kandidatja TIRANË- Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohe...
zjarret VLORË- Situata më kritike nga zjarrët paraqitet në jug të vendit. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ministria e Mbrojtjes ...