27 Korrik 2025, 12:04
Nga r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se futi në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase ruse dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion. Ai dyshohet për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Ai mashtroi 20-vjeçaren se do ta punësonte si kameriere dhe më pas, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve, e shfrytëzoi për prostitucion për afro dy vite. Në njoftimin e policisë thuhet se 46-vjeçari e ka dhunuar fizikisht dhe e ka shfrytëzuar të renë ruse për prostitucion në hotele të ndryshme, me persona të ndryshëm, kundrejt vlerave monetare që varionin nga 250 deri në 300 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë gjahu teke e markës “KralArms”, dy palë dylbi dhe tre aparate celularë. Bëhet me dije se në kuadër të operacionit është shpallur në kërkim edhe një 39-vjeçar, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në këtë rast për prostitucion.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjuetari”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit
Futi në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase ruse dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion, identifikohet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
46-vjeçari e mashtroi 20-vjeçaren se do ta punësonte si kameriere dhe më pas, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve, e shfrytëzoi për prostitucion për afro dy vite.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke e markës “KralArms”, dy palë dylbi dhe tre aparate celularë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e rasteve të shfrytëzimit për prostitucion, bazuar në informacionet e marra dhe të ndjekura me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion, të koduar “Gjuetari”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 46 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Nga veprimet hetimore të kryera u bë i mundur dokumentimi i shfrytëzimit të prostitucionit të 20-vjeçares nga Rusia, pasi rezultoi se 46-vjeçari e ka dhunuar fizikisht dhe e ka shfrytëzuar në fushën e prostitucionit në hotele të ndryshme, me persona të ndryshëm, kundrejt vlerave monetare që varionin nga 250 deri në 300 euro për person. Këto vlera monetare i përfitonte shtetasi K. D.
Po nga hetimet rezulton se kjo shtetase është trafikuar nga shtetasi K. D., në tetor 2023, kur është futur ilegalisht në Shqipëri nga Podgorica.
Në kuadër të operacionit u shpall në kërkim shtetasi E. S., 39 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në këtë rast për prostitucion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
policia e durresit
Aktualitet
27 Korrik 2025, 11:32
r.ll
foto nga incidenti
TIRANË- Oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, i cili ka qenë dhe ish-shef qarkullimi në Vlo...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 11:16
r.ll
VLORË- I riu që punonte si kamarier në një hotel në Vlorë dhe që u dhunua nga dy persona ka folur për mediat lidhur me...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 10:59
r.ll
pamje nga incidenti
VLORË- Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 10:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionë lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërthyer...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 10:17
r.ll
spak
TIRANË- Personi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme për g...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 09:58
r.ll
zjarri
BORSH- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stab...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 09:28
r.ll
foto nga zjarri
BULQIZË- Vatra e zjarrit në zonën e Qafës Buajjit në Bulqizë vijon të jetë aktive. Ministri i Mbroj...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 09:15
r.ll
pamjet e postuara nga ish-kandidatja
TIRANË- Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohe...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 08:38
r.ll
zjarret
VLORË- Situata më kritike nga zjarrët paraqitet në jug të vendit. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ministria e Mbrojtjes ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 08:23
r.ll
harta
TIRANË- Sistemi satelitor i NASA-s ka regjistruar shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Në hart...