27 Korrik 2025, 11:16
Nga r.ll

VLORË- I riu që punonte si kamarier në një hotel në Vlorë dhe që u dhunua nga dy persona ka folur për mediat lidhur me ngjarjen. Ai ka treguar se u dhunua për shkak se një shishe uji ishte dërguar gabimisht në tavolinën e tyre.
Pasi ju ka thënë që mos të ofendojnë se porosia ishte ngatërruar, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë dhe Leart Bino, një person me të kaluar kriminale, e kanë ndjekur kamarierin deri te banaku dhe e kanë goditur.
“Erdhën dy zotërinj dhe u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër, unë vetëm e shpërndava. Porosia ishte një ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato. Kur ua çova, njëri prej tyre më tha: ‘Vetëm një ujë sill, se ai tjetri është rrotë k…’. I thashë që s’ka problem, e heq ujin, por s’ka nevojë të shash, se ka ndodhur pa dashje. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thashë ‘të lutem mos më kap me dorë’. Ishte dhe menaxheri aty. Njëri më qëlloi me shpullë dhe dy herë me grusht, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi syzet. Mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18 vjeç”, ka rrëfyer i riu.
Ngjarja ka shqetësuar klientët e pranishëm, pjesën tjetër të stafit përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e paprecedentë e dhunës.
ardian isufi leart bino
Aktualitet
27 Korrik 2025, 10:59
r.ll
pamje nga incidenti
VLORË- Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 10:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionë lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërthyer...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 10:17
r.ll
spak
TIRANË- Personi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme për g...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 09:58
r.ll
zjarri
BORSH- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stab...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 09:28
r.ll
foto nga zjarri
BULQIZË- Vatra e zjarrit në zonën e Qafës Buajjit në Bulqizë vijon të jetë aktive. Ministri i Mbroj...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 09:15
r.ll
pamjet e postuara nga ish-kandidatja
TIRANË- Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohe...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 08:38
r.ll
zjarret
VLORË- Situata më kritike nga zjarrët paraqitet në jug të vendit. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ministria e Mbrojtjes ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 08:23
r.ll
harta
TIRANË- Sistemi satelitor i NASA-s ka regjistruar shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Në hart...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 07:49
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave t&eum...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 07:43
r.ll
zjarri
VLORË- Mali i Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë është përfshirë gjithashtu mbrëmjen e dje...