Aktualitet

Zjarri masiv në zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, ndërhyrja nga toka për shuarjen e flakëve vijoi dhe gjatë natës

Vengu ka njoftuar në rrjetet sociale se forcat zjarrfikëse dhe efektivët e forcave të armatosura kanë punuar pa u ndalur gjatë natës për të ndaluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat.

27 Korrik 2025, 09:28 Nga r.ll
Zjarri masiv  në zonën e Qafë Buallit në Bulqizë,
foto nga zjarri

BULQIZË- Vatra e zjarrit në zonën e Qafës Buajjit në Bulqizë vijon të jetë aktive. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar në rrjetet sociale se forcat zjarrfikëse dhe efektivët e forcave të armatosura kanë punuar pa u ndalur gjatë natës për të ndaluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat. Ndërhyrja nga toka, thyuhet se ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta.

POSTIMI I PLOTË: 

Përballë flakëve që përfshinë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, efektivët tanë punuan pa u ndalur gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth.

Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta.

Zjarri në Bulqizë ka shpërthyer mesditën e djeshme, ku flakët u përhapën në drejtim të qytetit të Bulqizës. Ditën e djeshmë për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Gjithashtu në operacion janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie dhe 10 forca vullnetare.

zjarri ne bulqize pirro vengu

Sondazh

Poll