Aktualitet

VIDEO/ Situata kritike nga zjarri në Borsh, zjarrfikësit në luftë me flakët! Rinis dhe ndërhyrja nga ajri

Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ka rinisur operacioni për shuarjen e flakëve. 

27 Korrik 2025, 08:38 Nga r.ll
VIDEO/ Situata kritike nga zjarri në Borsh, zjarrfikësit në
zjarret

VLORË- Situata më kritike nga zjarrët paraqitet në jug të vendit. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ka rinisur operacioni për shuarjen e flakëve. 

Sipas informacioneve dy helikopterë të Forcave të Armatosura po operojnë nga ajri, ndërsa gjithashtu forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen nga toka.

 


Në Borsh flakët i janë afruar zonës së plazhit, ndërsa rruga Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme. Sipas raportimeve, autoritetet kanë evakuuar shumë banorë të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit. 

 

zjarri ne borsh

Sondazh

Poll