Politike

Aksioni në Theth, Zhupa: Rama ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur

Ajo mori si shembull aeroportin e Vlorës që sipas saj bëhet në një zonë të mbrojtu dhe për të cilin ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së.

21 Korrik 2025, 17:37 Nga r.ll
Aksioni në Theth, Zhupa: Rama ka projekte të tjera për
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur ditën e sotme se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Zhupa është shprehur se ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura. Ajo mori si shembull aeroportin e Vlorës që sipas saj bëhet në një zonë të mbrojtu dhe për të cilin ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së.

“Ky është një mashtrim publik, pasi ligji ekzistues nuk lejonte ndërtimin në zonat e mbrojtura dhe ishte vullnet i qeverisë dhe i mazhorancës për të ndryshuar këtë ligj që të lejoheshin ndërtimet kudo. Jam në Gjykatë Kushtetuese pikërisht sepse Rama ka vullnetin për të ndërtuar kudo.

E dyta, Rama jo vetëm ka ndërtuar, por ka edhe projekte në zonat e mbrojtura, siç është pika e vogël e Mirela Kumbaros në Butrint, një kompleks i madh vilash në gjirin e Manastirit në zonë të mbrojtur. E nxorrën nga zona e mbrojtur pikërisht për të ndërtuar.

Jo vetëm kaq, por ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura. Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres raporti i BE-së. Realiteti është ky: ndërtojnë kudo në zonat e mbrojtura, duke ndryshuar edhe ligjin, dhe aksioni në Theth nuk lidhet me zonat e mbrojtura.”, u shpreh Zhupa.

 

 

 

ina zhupa aksioni ne theth

Sondazh

Poll