Politike

Balluku në Patos: Qytetarët do të marrin shërbimet e e-Albania pa pagesë në zyrat me një ndalesë të bashkive

Balluku tha se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë asgjëkundi, duhet të vijnë vetëm në bashki ose në njësitë administrative për të marrë shërbimin digjital. 

21 Korrik 2025, 15:55 Nga r.ll
Balluku në Patos: Qytetarët do të marrin shërbimet e
belinda balluku

PATOS- Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Patos.

Balluku ka monitoruar atje sportelet ku ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.

Ajo ka theksuar se qytetarët do mund të marrin shërbimet e e-Albania pa pagesë në zyrat me një ndalesë të bashkive. Balluku shtoi se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë asgjëkundi, duhet të vijnë vetëm në bashki ose në njësitë administrative për të marrë shërbimin digjital. 

"Për të thënë të drejtën, ne kishim identifikuar në terren prej disa kohësh, që në disa raste, në shkelje të plotë të ligjit, në zyrat e noterisë, apo edhe në zyrat e disa avokatëve, jepnin shërbim për e-Albania, shërbim që qeveria shqiptare e ofron falas, pensionistët shkonin, paguanin thjesht për t'i lehtësuar. Për këtë arsye, ke kemi ndërmarrë të gjithë këtë proces, për t'i bërë me dije të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm moshave të treta, por edhe ata qytetarë që nuk kanë akses të mundshëm në pajisje elektronike, që ofrojnë aksesin direkt në e-Albania.

Kështu që me shumë durim, vajzat dhe djemtë që punojnë këtu në zyrën me një ndalesë, duhet që t'i ndihmojnë të gjithë qytetarët, jo vetëm moshat e treta, ashtu siç e thamë, që të marrin shërbimet e e-Albania pa pagesë, pasi ky është një nga shërbimet digjitale, që qeveria shqiptare është shumë krenare që e ofron prej kaq kohësh, ku mund të aksesohen një sërë shërbimesh, që janë kërkuar nga qytetarët, duke nisur nga certifikatat personale dhe te shumë shërbime të tjera dhe janë falas, ju nuk duhet të paguani tek askush.

Kështu që ne këtë proces do ta bëjmë përmes zyrave me një ndalesë të bashkive. Është e rëndësishme që ju ta promovoni këtë nënkryetare.  Dmth të gjithë duhet ta dinë që nuk ka nevojë të shkojnë asgjëkundi, duhet të vijnë vetëm në bashki, ose edhe në njësitë administrative, pasi ne nuk i kërkojmë dikujt që të vijë nga Zharëza, apo nga Ruzhdie dhe të marrë shërbimin këtu, sepse shërbimet digjitale pikërisht këtë kanë, që të jepen në kohë reale, që të mos ketë nevojë të lëvizin nga vendi që ndodhen, por edhe në 2 njësitë duhet patjetër që t'i ndihmoni atje.

Administratorët që të kenë një staf, një vajzë apo një djalë, i cili ofron këto shërbime të e-Albania, pra aksesin për të gjithë ata që e kanë të pamundur ta bëjnë përmes telefonit, apo pajisjeve të tjera elektronike", u shpreh Balluku. 

belinda balluku

Sondazh

Poll