Politike

"Ky është një debat për standard"/ Shabani flet për përplasjen me Lapajn: Adriatiku u zotua që s’do e mbante nëse merrnim vetëm një

Shabani tha se mandati i Qarkut Tiranë i është dhënë Kleana Xhuvelit, e katërta në listën shumëemërore, dhe sipas tij, asnjë nga kandidatët më lart nuk ka shprehur pretendime.

21 Korrik 2025, 14:49 Nga E. D
"Ky është një debat për standard"/ Shabani flet
Endrit Shabani

TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e vetëm që koalicioni “Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte në zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në një intervistë për News24, Shabani tha se mandati i Qarkut Tiranë i është dhënë Kleana Xhuvelit, e katërta në listën shumëemërore, dhe sipas tij, asnjë nga kandidatët më lart nuk ka shprehur pretendime.

Ai theksoi se, nëse votat do të ndaheshin në mënyrë mekanike, Xhuveli nuk do të arrinte të fitonte mandatin pa votat e Nismës Thurje. Më tej, Shabani tregoi prapaskenat e formimit të koalicionit dhe përzgjedhjen e Adriatik Lapajt si kryetar.

Shabani: Ky është një debat për standard. Mandati i kalon Xhuvelit që i përket partisë Shqipëria Bëhet. Pavarësisht se përfaqëson edhe votat e Nismës Thurje, ne nuk kemi pretenduar për ta marrë. Ramë dakord që Adriatiku të ishte kryetar. Nëse do të merrnim vetëm një mandat, ai u zotua publikisht se do hiqte dorë. Kjo sepse ideja ishte të punonim për ekipin, jo për karrierën personale të një individi.

endrit shabani

Sondazh

Poll