Politike

U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit/ Vokshi: Vërtetova që çdo thënie e imja ka qenë e drejt! E vërteta vonon, por nuk harron

Vokshi u shpreh se e vërteta vonon por nuk harron dhe theksoi se beteja e denoncimeve do të vazhdojë deri sa çdo person që ka vjedhur para nga shëndetësia të shkojë para drejtësisë.

21 Korrik 2025, 14:13 Nga E. D
U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit/
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi foli sot për mediat pasi GJKKO e shpalli atë të pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit. Vokshi u shpreh se e vërteta vonon por nuk harron dhe theksoi se beteja e denoncimeve do të vazhdojë deri sa çdo person që ka vjedhur para nga shëndetësia të shkojë para drejtësisë.

"Depozitova sqarova edhe një herë duke vënë në  dispozicion të gjykatës të gjithë dokumentacionin zyrtar. Vërtetova që çdo thënie e imja qendron dhe ka qenë e vërtetë. Vilma Nushi në një moment të caktuar nervozohet çuditërisht pasi unë përmenda faktin se ajo ka qenë sponsore e Edi Ramës.

Nuk di se çka për tu nervozuar për të pranuar që ka qenë sponsore. Gjyqtarja për shkak të reagimit të saj të papërshtatshme e përjashtoi për disa minuta nga salla. Beteja vazhdon deri sa çdo kush që ka abuzuar me paratë e shëndetësisë të shkojë para drejtësisë. Kjo fitore për mua është…e vërteta vonon por nuk harron," tha Vokshi. 

vilma nushit

Sondazh

Poll