Politike

Akuzat për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi/ GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

21 Korrik 2025, 13:59 Nga DOSJA
Akuzat për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi/ GJKKO shpall të
Albana Vokshi

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për akuzat e ngritura ndaj saj për shpifje lidhur me biznesmenen Vilma Nushi për çështjen e konsensioneve në shëndetësi dhe aferën e chek upp.

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi. Por sipas Vokshit, biznesmenja ka përfituar përmes akteve korruptive, si divident rreth 1.5 milionë euro.

Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”

albana vokshi

Sondazh

Poll