VIDEO/ Avokati Arianit Koci rruan kokën para Kuvendit, në shenjë revolte
Koci me këtë akt simbolik, ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike për dështimin që kuvendi të nisë punën, pavarësisht kalimit të afateve ligjore dhe pritjeve të qytetarëve.
21 Korrik 2025, 13:42Nga E. D
Arianit Koci
KOSOVË- Avokati Arianit Koci ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë. Siç shihet edhe në pamje, në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit, ai ka prerë flokët publikisht para hyrjes së institucionit.
Koci me këtë akt simbolik, ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike për dështimin që kuvendi të nisë punën, pavarësisht kalimit të afateve ligjore dhe pritjeve të qytetarëve.
Protesta e tij ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve, ndërsa avokati është shprehur se ky ishte një akt i vetëdijshëm për të ngritur zërin në mënyrë paqësore dhe simbolike. Ai nuk përjashtoi edhe veprime të tjera të ngjashme nëse institucionet vazhdojnë të neglizhojnë obligimet e tyre.
“Po na rrezikohet shtetësia e Kosovës e miq e armiq tanë po binden se ne nuk jemi të aftë me majtë një shtet. Kjo nuk është më politik, po hyn në kategorinë e parapolitikës. Kërkoj që sot menjëherë të formohet Kuvendi”, tha Koci.