Politike

"Zgjedhjet ishin farsë!" Berisha: Nga KE rekomandohet ndarja e partisë nga shteti

Ai tha se në Këshillin e Europës, raporti i delegacionit që vëzhgoi zgjedhjet, ka si rekomandim kryesor, ndarjen e partisë nga shteti.

21 Korrik 2025, 13:35 Nga M.B
"Zgjedhjet ishin farsë!" Berisha: Nga KE rekomandohet ndarja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale, duke konsideruar kështu zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se në Këshillin e Europës, raporti i delegacionit që vëzhgoi zgjedhjet, ka si rekomandim kryesor, ndarjen e partisë nga shteti. Sipas tij, kur ky rekomandim bëhet për të gjithë ata që kanë alfën e kulturës ligjore elektorale do të thotë se, aty nuk ka patur zgjedhje, por farsë elektorale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Partia Demokratike është Parti Demokratike e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Por në këtë periudhë siç e kam shprehur, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale. Dhe po paraqet me dokumente zyrtare, po paraqet me dokumente të pakundërshtueshme, por të gjitha këto nuk mund dhe nuk do të pengojnë PD-në të bëjë analizën më të plotë të në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj. Mos harro vetëm një gjë.

Këmbanat po bien për farsën elektorale. Kaloi se nuk ke faj, se këtu bëhet një censurë e tmerrshme. Në Këshillin e Europës, raporti i delegacionit që vëzhgoi zgjedhjet, ka si rekomandim kryesor, ndarjen e partisë nga shteti, kaq. Kur ky rekomandim bëhet për të gjithë ata që kanë alfën e kulturës ligjore elektorale do të thotë se, aty nuk ka patur zgjedhje, por farsë elektorale. Mjafton ky rekomandim; të ndahet partia nga shteti. Pra zgjedhjet do të thotë se, janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet. Farsë.

sali berisha

Sondazh

Poll