Politike

"Vepron si mercenar i Ramës!" Berisha: Sadushi nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Ai shtoi se kjo po bëhet për të uzurpuar një vend të vetëm sepse ai vend ka qenë zë pakice në Gjykatën Kushtetuese.

21 Korrik 2025, 13:17 Nga M.B
"Vepron si mercenar i Ramës!" Berisha: Sadushi nuk ka asnjë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Sokol Sadushi nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë një konference për shtyp Berisha theksoi se Sadushi vepron si mercenar i kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se kjo po bëhet për të uzurpuar një vend të vetëm sepse ai vend ka qenë zë pakice në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, unë përshëndes raportin e Komisionit Europian, i cili thotë një të vërtetë. Angazhimi i Sadushit është antikushtetues, është partiak dhe është bërë me urdhër të Edi Ramës. Asnjë tagër nuk ka Sokol Sadushi të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Haptas ai u përdor si mercenar që është nga Edi Rama vetëm e vetëm për të uzurpuar një vend të vetëm sepse ai vend ka qenë zë pakice, nuk ka bllokuar dot asnjë vendim, por prapë është një zë që shkruan aty mendimin e vet.

Kaq është puna. Por ata nuk e duan ashtu. E duan si atë tjetrin që ia nxjerrin filmin, ma çojnë edhe mua për ta publikuar, por unë e kam bërë deklaratën time. Ua shpërndajnë edhe medieve që ta marrin peng dhe të mos guxojë të ngrejë kokën 9 vite.
Ashtu e duan ata aty.

salli berisha

Sondazh

Poll