Politike

"Gjithçka bëhet që të shuhet pakica!" Berisha: Rama me Sadushin kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese

Berisha tha se gjithçka bëhet që të unifikohet, të shuhet përfundimisht një mendim që gjithnjë është pakicë aty, por që është në favor të Kushtetutës, dhe që nuk arrin të mposhtin, ta blejnë, ta intimidojnë zërin e saj.

21 Korrik 2025, 13:10 Nga M.B
"Gjithçka bëhet që të shuhet pakica!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama, me anë të Sokol Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese. Berisha tha se gjithçka bëhet që të unifikohet, të shuhet përfundimisht një mendim që gjithnjë është pakicë aty, por që është në favor të Kushtetutës, dhe që nuk arrin të mposhtin, ta blejnë, ta intimidojnë zërin e saj. Ai theksoi se kjo që po ndodh në Gjykatë pra është përpjekja e verbër e Ramës dhe jashtë çdo lloj llogjike.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Konstatimi i militant Sadushit është nul, është antikushtetues, nuk ka asnjë vlerë. Fakti që ai ndërmerr një hap të tillë, ai përbën një puç kundër Gjykatës Kushtetuese, në fakt kundër shtetit. Këtu gjithçka bëhet që të unifikohet, të shuhet përfundimisht një mendim që gjithnjë është pakicë aty, por që është në favor të Kushtetutës, dhe që nuk arrin të mposhtin, ta blejnë, ta intimidojnë zërin e saj, mendimin e saj.

Ajo që ndodh në Gjykatë pra është përpjekja e verbër e Edi Ramës që me Sokol Sadushin jashtë çdo lloj llogjike të kapë ... se këto Apelin e këto të tjerat i ka në grusht të gjitha, një vend që nuk e ka kapur dot falë një emërimi që ka bërë ish-presidenti Ilir Meta, e emëruar për afatin 9 vjeçar. Pra është një komedi, e turpshme se si, një narkoshtet, se vetëm në narkoshtet mund të ndodhë kjo, mobilizon...

E keni parë ju, edhe pëllumbesha bën takime, stërtakime se si të grabisin një mandat që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese. Akt i shëmtuar. Që në momentin që merr në dorë në kundërshtim me Kushtetutën, çështjen Sokol Sadushi, aty ka marrë fund çdo gjë.

sali berisha

Sondazh

Poll