Politike

Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë/ Rama: Të shtojmë kapacitetet e diasporës në botën tonë akademike

Rama tha se duhen shtuar kapacitetet e diasporës në botën tonë akademike. Ai theksoi se  shtimi i universiteteve tona me ta, në radhët e akademikëve tanë është domosdoshmëri.

21 Korrik 2025, 12:28 Nga M.B
Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit
Edi Rama

TIRANAKryeministri Edi Rama ka marrë pjesë paraditen e sotme në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Rama tha se duhen shtuar kapacitetet e diasporës në botën tonë akademike. Ai theksoi se  shtimi i universiteteve tona me ta, në radhët e akademikëve tanë është domosdoshmëri. Ai u shpreh se nuk është e paarsyeshme që të vendosin target edhe në këtë pikë që t’i vënë universitetet në pozitën që ta kërkojnë këtë gjë. 

Ogerta e di shumë mirë se hallin më të madh të gjithë bashkëpunëtorit e mi e kanë mbasi fitojnë zgjedhjet sesa deri kur i fitojnë pasi ajo që u kërkoj vetes dhe kolegëve është të rishpikin vetveten duke i parë gjërat si i ka bërë armiku, jo si i kemi bërë vetë. Pasqyra na thotë disa të vërteta. Përtej detajeve të shifrave, them se ato që ishin thelbësore në rekomandimet se aty u fokusova më shumë, janë të gjitha të vërteta. Piketa për mënyrën se si duhet të shikojmë të nesërmen dhe ku duhet të ecim. Pavarësisht se sa do të kushtojë që ne të kishim më shumë pedagogë full time sesa part time, kjo nuk e ndryshon faktin se të pasurit 50% të stafit akademik part time është problem.

Ky është problem, është. Pastaj sa kushton zgjidhja e problemit dhe sa kohë duhet, është temë tjetër. Por ama problemi nuk relativizohet për faktin se e kemi këtë nga halli. Tjetër që duhet të jetë fiksim i ri i joni është të shtojmë kapacitetet e diasporës në botën tonë akademike. Shtimi i universiteteve tona me ta, në radhët e akademikëve tanë është domosdoshmëri. Mendoj se nuk është e paarsyeshme që të vendosim target edhe në këtë pikë që t’i vëmë universitetet në pozitën që ta kërkojnë këtë gjë. Kjo duhet kthyer në një gjë uniforme. Tjetra që është fakt, nuk e ka fajin as bordi dhe as raporti, është se ne kemi një numër universitetesh përmetër katrot më të madh se Sllovenia, Anglia dhe plot të tjera", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll