Politike

Plagosja në Sarandë, arma u shkrep pa dashje, policia në kërkim të autorit

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim shtetasi E. G., 44 vjeç, i cili ka goditur me qytën e pistoletës ish- efektivin Adil Veli.

21 Korrik 2025, 12:01 Nga E. D
Plagosja në Sarandë, arma u shkrep pa dashje, policia në
foto ilustruese

SARANDË- Policia ka dalë në një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djehsme në Sarandë. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim shtetasi E. G., 44 vjeç, i cili ka goditur me qytën e pistoletës ish- efektivin Adil Veli. Sa i përket të shtënave me armë zjarri, policia sqaron se shkrepja e pistoletës ka qenë aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë këtij momenti, dyshohet se arma ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, pa shkaktuar pasoja. Vijon puna për kapjen e tij.

policia

Sondazh

Poll