Politike

Çështja ‘Partizani’/ Gjokutaj kërkon përjashtimin e trupit gjykues: Janë të mbikqyrur nga SPAK dhe BKH

Në argumentin për këtë kërkesë, Gjokutaj shprehet se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.

21 Korrik 2025, 11:49 Nga DOSJA
Çështja ‘Partizani’/ Gjokutaj kërkon
Genc Gjokutaj

TIRANË- Genc Gjokutaj avokati i Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka depozituar një kërkesë paraprake ku ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues për çështjen "Partizani". Në argumentin për këtë kërkesë, Gjokutaj shprehet se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.

Gjokutaj: Gjyqtarët e GJKKO janë të monitoruar dhe vëzhguar nga Spak dhe BKH, kjo mbikqyrje e gjykatës nga një palë në proces, shkel parimin e një gjykate të pavarur. 

Seanca e radhës ndaj kryedemokratit dhe dhëndrit të tij është caktuar në datën 15 Shtator në orën 10:30.

 

genc gjokutaj

Sondazh

Poll