Politike

"Irena me 5 mbiemra një mashtruese ordinere!" Berisha: Vettingu ndaj saj një falsifikim i turpshëm

Ai shtoi se "mjafton kjo deklaratë e saj se kam marrë borxh tek ish-gruaja e burrit", në vitin 1996, me nenet e Kodit 2015, tregon, sipas Berishës, se Gjoka është një mashtruese dhe tregon se ata që kanë firmosur vetingun e saj, janë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar, të kompromentuar.

21 Korrik 2025, 11:15 Nga M.B
"Irena me 5 mbiemra një mashtruese ordinere!" Berisha: Vettingu
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se vettingu ndaj gjyqtares Irena Gjoka është një akt falsifikimi i turpshëm, i kapërdirë me urdhër nga të gjithë ata të cilët e kanë kaluar. Ai shtoi se "mjafton kjo deklaratë e saj se unë kam marrë borxh tek ish-gruaja e burrit", në vitin 1996, me nenet e Kodit 2015, tregon, sipas Berishës, se Gjoka është një mashtruese dhe tregon se ata që kanë firmosur vetingun e saj, janë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar, të kompromentuar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në qoftëse i vetuari deklaron se, 60 milion lek mbi bazën e kësaj kontrate të firmosur në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil në vitin 1996, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 ka patur gjithsej 230 nene, atëherë më thuaj mua; veting është ky? Ky është turp veting. Ky është një akt falsifikimi i turpshëm, i kapërdirë me urdhër nga të gjithë ata të cilët e kanë kaluar.

Mjafton ky fakt, mjafton kjo deklaratë e saj se unë kam marrë borxh tek ish-gruaja e burrit, në vitin 1996, me nenet e Kodit 2015, tregon se ajo është një mashtruese ordinere dhe tregon se ata që kanë firmosur vetingun e saj, janë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar, të kompromentuar, cilido qoftë ai. Si mundet, këto janë evidente, janë të shkruara.

sali berisha

Sondazh

Poll