Politike

Sot seanca gjyqësore për dosjen "Partizani", Berisha: Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avokatët

Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen e tij në themel.

21 Korrik 2025, 11:07 Nga M.B
Sot seanca gjyqësore për dosjen "Partizani", Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në seancën e dytë gjyqësore ndaj tij në GJKKO do të përfaqësohet nga avokatët. Ai tha para gazetarëve se është i gatshëm të paraqitet në seancë, por theksoi se do të këshilohet me përfaqësuesit ligjorë. Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen e tij në themel.

“Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit. Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve, por edhe gjykatësve. Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen time në themel”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll