Politike

Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë/ Rama: Do të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë, duhet një ofertë akademike serioze

Rama tha se është nevoja të shtyhet me shumë forcë përpara dhe të adresohet pa ngurim çdo gjë e domosdoshme duke filluar sipas tij me rishikimin e ligjit të arsimit të lartë.

21 Korrik 2025, 10:13 Nga M.B
Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë paraditen e sotme në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Rama tha se është nevoja të shtyhet me shumë forcë përpara dhe të adresohet pa ngurim çdo gjë e domosdoshme duke filluar sipas tij me rishikimin e ligjit të arsimit të lartë. Ai tha se këtij ligji që i janë ribërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë te rejave në botën akademike.

Kreu i qeverisë shtoi se për të kapur ritmin, dhe për t’ju dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por edhe të tjerëve, duhet një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushtet kur së shpejti, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE. 

"Takim që kërkuam për një bilanc të domosdoshëm të punës intensive në një 4-vjeçar kohor të bordit të akreditimit, i cili meriton respekt dhe falenderime për angazhimin, dhe patjetër kam mbledhur një tërësi të konsiderueshme të dhënash dhe eksperience për t’ia vënë në shërbim komunitetit akademik, institucioneve të arsimit të lartë, që administrojnë arsimin e lartë dhe institucioneve përkatëse të qeverisë shqiptare. Dua t’i falenderoj me shumë mirënjohje anëtarët e bordit që janë personalitete shqiptare dhe të huaja të angazhuar në botën akademike evropiane dhe i kanë vënë në dispozicion bordit, dijen, përkushtimin dhe integritetin e tyre profesional.

Del qartë progresi i bërë në këto vite dhe volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë se ndërkohë që ne ecim përpara, nuk ka diskutim që bota fluturon. Dhe për të kapur ritmin, dhe për t’ju dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por edhe të tjerëve, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushtet kur së shpejti, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE. Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ata që janë të domosdoshme për tu adresuar, duke filluar rishikim i ligjit të arsimit të lartë që i janë ribërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë te rejave në botën akademike", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll