Politike

"U detyrova të ndërhyj!" Urdhri për dorëheqjet e drejtorëve, Rama: Domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive

Ai shtoi se kjo vlen për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe, sipas tij, Vlora është rasti tipik.

21 Korrik 2025, 09:07 Nga M.B
"U detyrova të ndërhyj!" Urdhri për dorëheqjet e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në rubrikën e tij live në rrjetet "Sy m'sy". Rama tha se dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat janë një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive. Ai shtoi se kjo vlen për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe, sipas tij, Vlora është rasti tipik.

Gjithashtu Rama tha se nuk është një ndryshim me buxhet shtesë, por një vëmendje të shtuar ku janë  përfshirë të gjithë deputetë bashkë me kryetarin e bashkisë dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që të aplikojnë dhe kandidojnë për të qenë drejtues të rinj. Ai tha se u detyrua të ndërhynte duke parë që disa gjëra kishin nevojë për një shtytje të fortë nga lart.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat janë një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive. Për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe Vlora është rasti tipik.

Nuk është një ndryshim me buxhet shtesë, por një vëmendje të shtuar ku janë përfshirë të gjithë deputetë bashkë me kryetarin e bashkisë dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që të aplikojnë dhe kandidojnë për të qenë drejtues të rinj në bashkinë e Vlorë . Asnjëri nga ata që drejtuan për vite nuk ka pse të qëndrojë aty për vite të tjera, ndërkohë që ka të tjerë që ka vite se nuk do tu vijë radhe, ku duhet ta ketë këtë mundësisë në të gjithë bashkitë e mëdha të vendit.

U detyrova të ndërhyj duke parë që disa gjëra kishin nevojë për një shtytje të fortë nga lart. A duhet të ishin bërë pa nevojë e kësaj ndërhyrje, po patjetër, por nuk jemi ende një shoqëri demokratike e konsoliduar, ku secili e di se ku e ka kufirin se këtu fillon gjëja, nuk fillon nga inspektori, por gjëja fillon nga gjithkush që e di se ku e ka kufirin", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll